/ATSH-AFP/ - Ministri sirian i Mbrojtjes, gjenerali Fahd el-Freij zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Iran në kuadër të riforcimit të bashkëpunimit mes ushtrive siriane dhe iraniane, njoftoi agjencia siriane zyrtare e lajmeve Sana.
Kjo vizitë në Iran, aleati kryesor ushtarak dhe financiar i Sirisë, po ndodh ndërkohë që regjimi i Bachar al-Assad ka pësuar së fundit disa humbje të mëdha përballë luftëtarëve të opozitës.
"Gjatë kësaj vizite dyditore, gjenerali Freij do të diskutojë me homologun iranian dhe zyrtarët ushtarakë iranianë për riforcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit mes dy ushtrive mike, përballë terrorizmit dhe sfidave të përbashkëta", sipas "Sana"-s.
Në katër vjet, që prej vitit 2011, konflikti në Siri ka shkaktuar më shumë se 220 000 të vdekur dhe ka detyruar 11,2 milionë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.
/Shqiptarja.com