TIRANË - Papa Françesku gjatë vizitës që po zhvillon në Shqipëri ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Pas takimit me Atin e Shenjtë, Ministri Tahiri shkruan në rrjetin social "Facebook" se , takimi ishte i jashtëzakonshëm dhe inkurajues për të vazhduar me më shumë forcë luftën kundër drogës.
"I jashtezakonshem takimi me Papa Francesku dhe inkurajimi i Atit të Shenjte për të vazhduar me më shumë forcë luftën kundër drogës. Mu dha rasti të informoj Papën për rezultatet tona kundër drogës. Të paharrueshme fjalët; te shpëtojmë fëmijët e botës nga droga! Faleminderit Ati i Shenjtë!", shkruan Ministri Tahiri në postimin e tij
/ATSh/.