Ministri turk paralajmëron SHBA:
Marrëdhëniet në pikë shumë kritike
Duke kritikuar lidhjet e SHBA-ve me organizatën terroriste YPG/PKK në Siri, krahun e armatosur të PYD/PKK-së, shefi i diplomacisë turke tha: "SHBA-të nuk po prekin anëtarët e DEASH-it në Siri në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë me grupin terrorist YPG/PKK".
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, paralajmëroi se marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë afër prishjes për shkak të mbështetjes amerikane ndaj organizatës terroriste YPG/PKK në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
"Marrëdhëniet tona (me SHBA) janë në një pikë shumë kritike. Ose do t'i përmirësojmë marrëdhëniet, ose ato do të prishen tërësisht", tha Çavuşoğlu para gazetarëve në Stamboll, pas një takimi ministror turko-afrikan. "Ne duam hapa konkretë (nga SHBA). Besimi i humbur duhet të rikthehet. Shkaku për këtë besim të humbur janë SHBA-të", tha ai.
Duke kritikuar lidhjet e SHBA-ve me organizatën terroriste YPG/PKK në Siri, krahun e armatosur të PYD/PKK-së, shefi i diplomacisë turke tha: "SHBA-të nuk po prekin anëtarët e DEASH-it në Siri në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë me grupin terrorist YPG/PKK".
SHBA-të kanë mbështetur prej kohësh PYD/PKK-në si një "aleat të besueshëm" në luftën e saj kundër DEASH-it edhe përkundër kundërshtimeve të Ankarasë, e cila ka dokumentuar se ajo është dega siriane e organizatës terroriste PKK.
PKK cilësohet si organizatë terroriste nga SHBA-të, BE-ja dhe Turqia. Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë. Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.
Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.
Ushtria gjithashtu ka thënë se "rëndësi të madhe" është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste. Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.2%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8803
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30