Ministri ukrainas i ushqimit: Do të mbjellim kudo që të mundemi, në të gjitha rajonet ku nuk ka sulme

Ministri ukrainas i ushqimit: Do të mbjellim kudo që të mundemi, në të gjitha rajonet ku nuk ka sulme

Ukraina do të mbjellë të korra këtë pranverë në të gjitha rajonet ku nuk ka sulme të drejtpërdrejta, thotë ministri ukrainas i ushqimit Roman Leshchenko. Ai i thotë agjencisë së lajmeve Interfax-Ukrainë se vendi do të jetë në gjendje të sigurojë sasinë ushqimore këtë vit.

"Mund të mbjellim aty ku nuk ka të shtëna dhe ku ka mundësi për të shkuar në fushë dhe për të mbjellur. Dhe jo vetëm në Ukrainën perëndimore, por edhe në rajonet qendrore dhe jugore. Ne do mbjellim kudo që të mundemi”.

Por shqetësimet mbeten për vendet që mbështeten në eksportet nga Ukraina për produktet kryesore si gruri. Programi Botëror i Ushqimit ka thënë se Libani, Jemeni, Siria, Tunizia janë veçanërisht të varura nga drithërat e rritura në Ukrainë.

Leshchenko thotë se eksportet do të varen nga ajo që bën Rusia, me veprime si bllokimi i porteve detare ose bombardimi i infrastrukturës hekurudhore që i rrezikojnë ato.
 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset