TIRANË - Pasi ka gatuar dje krepë bashkë me nxënësit e shkollës së Hoteleri-Turizmit, sot ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka shfaqur një tjetër sjellje të pazakontë për një ministër shqiptar.
Ka çuar vetë në spital me makinën e tij vogëlushin rom, i aksidentuar te Pallati me Shigjeta në Tiranë, aty ku kanë mbetur pa strehë 37 familje rome.
Ministri Veliaj, pasi ka dëgjuar familjarët e Elidonit 2-vjeçar se "ata i kanë përcjellë me përbuzje dhe pa mjekim nga Spitali Ushtarak", e ka marrë Elidonin në makinën e tij dhe është nisur vetë drejt spitalit, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, ish-shefi i urgjencës, Ylli Ziçishti, ku fëmija ka marrë mjekimin e nevojshëm.
Ministri i ri Erion Veliaj ka premtuar zgjidhje për strehë, arsimim të familjeve rome.
KOMENTI I VELIAJT NË FACEBOOK:
Pasi i ka bërë një foto Elidonit të vogël në makinën e tij me syze, me sa duket të vetë Erionit, ministri ka shkruar në faqen e tij në Facebook këtë koment:
"Elidonit i shkojnë më shumë se mua syzet. Shumë flm Ylli Zicishtit, deputetit-doktor për ndihmën në spital dhe i bindur që Ilir Beqja dhe ekipi i tij i ri do t'i bëjnë spitalet tona më cilësore për këdo - pavarësisht ngjyrës, bindjeve e financave!".

(Në foto: Ministri Erion Veliaj sot në spital me vogëlushin rom dhe mjekët, që e vizituan atë).
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com