Ministri Vengu foli dhe për paketën e re të masave për për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile. Vengu tha se Shqipëria është në negociata për për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, ku synohet që të paktën një prej tyre të jetë operacional brenda këtij viti.

“Kemi një kontratë në zbatim e sipër përmes KAYO dhe Timac Defence, për prodhimin e mjeteve të  emergjencave civile dhe të specializuara për terrenet malore dhe pyjore. Këto mjete do t’i transferohen bashkive që kanë më shumë nevojë. Është në negociatë e sipër blerja e dy avionëve zjarrfikës. Një element është që mundësojmë që ky element të vijë sa më parë, nuk e dimë nëse do të vijë për sezon. Synimi që në vitin 2027 t’i kemi të dy, por dhe pak më përpara. Të kemi minimalisht në çdo element katër helikopterë, për çdo emergjencë.”, tha Vengu.


Lajmi kryesor:

Prishja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Ministri Vengu: Po investojmë në pritat lumore në Shkumbin për të parandaluar gërryerjet