Në Atelienë e Edukimit në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, dy ministret Kumbaro dhe Nikolla nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të edukimit përmes kulturës.

Në një mjedis me fëmijë, mësues dhe prindër Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit e Sportit institucionalizuan një bashkëpunim, i cili ka nisur tashmë prej një viti.

Në fjalën e saj Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se “Kur flasim për edukim nuk mund ta lëmë këtë detyrë vetëm tek shkolla. Ka kaq shumë institucione të tjera publike, të cilat duhet dhe kanë të gjitha mundësitë të luajnë një rol edukativ dhe sidomos institucionet e kulturës të cilat nuk mund ti dedikohen vetëm publikut”.

Prej mëse një viti institucionet arsimore dhe institucionet e artit dhe trashëgimisë kanë një bashkëpunim që rezulton i suksesshëm dhe tashmë teatrot, muzetë, monumentet e kulturës kanë filluar programe të veçanta që zhvillojnë nxënësit dhe të rinjtë.

Institucionet e artit tashmë janë kthyer në orë të hapura për nxënësit e ciklit parashkollor dhe kjo përmirëson cilësinë e mësimdhënies.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com