Ministria e Arsimit: Jo më
transport falas për mësuesit
Si llogaritet bileta e mësuesit

Ministria e Arsimit: Jo më<br />transport falas për mësuesit<br />Si llogaritet bileta e mësuesit
TIRANE- Duke filluar që nga 1 janari i këtij viti, në të gjitha drejtoritë arsimore të vendit ka mbërritur një udhëzim, i cili penalizon mijëra mësues në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për heqjen e transportit falas për arsimtarët që e kanë larg shkollën nga vendbanimi i tyre, por që shkojnë e vijnë brenda ditës. Më konkretisht udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, i cili u është dërguar të gjitha drejtorive arsimore dhe rajonale të vendit detajon se do të përjashtohen nga kjo lehtësi, të gjithë ata arsimtarë,m të cilët e kanë më pak se 10 km larg shkollën ku japin mësim nga vendbanimi i tyre. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit do të mund të përfitojnë transport falas, pra që u rimbursohet bileta vajtje-ardhje nga shkolla vetëm ajo kategori mësuesish, të cilët duhet të udhëtojnë çdo ditë mbi 10 kilometra vajtje dhe po aq në ardhje për të shkuar në shkollën ku edhe japin mësim. Mësuesit e prekur nga ku ndryshim shprehen të pakënaqur, pasi sipas tyre i bie që një pjesë të rrogës tani ta lënë në autobus apo në furgona. “Për të shkuar në shkollën ku unë jap mësim më duhen 50 lekë dhe po aq në kthim, i bie 100 lekë çdo ditë. Llogarit që çdo muaj të kemi mesatarisht 26 ditë mësim dhe unë duhet të lë plot 2600 lekë vetëm për urbanin tani, - na thotë njëra prej mësuesve, e cila udhëton çdo ditë nga Tirana, drejt një zone periferike të Tiranës, por që është më pak se 10 km larg. – Kjo nuk është e drejtë, pasi ne një rrogë modeste marrim. Nuk është se marrim 50 mijë lekë rrogë dhe po ankohemi për transportin. Pastaj gjithmonë ministria e Arsimit ka siguruar transportin falas të mësuesve. Po është kështu le të na e kompensojnë”, - na thotë ajo pa dashur të identifikohet, pasi në zonën ku ajo shkon ka pak mësues. Ndërkohë që të pakënaqur janë edhe mësuesit e tjerë të cilët thonë se heqja e transportit falas për mësuesit vetëm sa u lë një shije të keqe. “Ne mundohemi në maksimum. Këta drejtues përse nuk na shpërblejnë për punën që bëjmë, por shkojnë menjëherë dhe heqin edhe pak ata të mira që ne kemi. Kjo nuk është as e drejtë dhe as etike për profesionin e mësuesit”, - na thotë një tjetër mësues, i cili prej vitesh udhëton falas me urbanin që i ka dhënë në dispozicion drejtoria arsimore e qarkut. Sipas udhëzimit që ishte në fuqi deri më tani dhe që është firmosur në vitin 2008, sigurohej transporti falas i mësuesve që punojnë larg vendbanimit të tyre në distancë mbi 4 km dhe kthehen brenda ditës, si dhe transporti i nxënësve të arsimit të detyrueshëm që ndjekin shkollën larg vendbanimit të tyre në distancë mbi 2 km. Udhëzimi përcakton se shpenzimet për ta mbulohen nga fondet e Buxhetit të Shtetit të planifikuara për çdo drejtori arsimore rajonale/zyrë arsimore (DAR/ZA).
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh