Ministria e Arsimit është duke shqyrtuar të gjitha shkaqet që sollën një numër të madh nxënësish mbetës në provimin e matematikës, por edhe atë të letërsisë. Zv/ministria Nora Malaj deklaron do të ketë masa të ashpra ndaj mësuesve që kanë vendosur nota fiktive dhe shkollave që arritën rezultate të dobëta.

Këtë vit provimi i matematikës, ku 1 në katër maturantë ishte ngalës, dëshmoi gjendjen reale të nxënësve në shkolla dhe vlerësimet fiktive të mësuesve. Listën e të rinjve jo kalues e kryesonte Tirana e ndjekur nga shkollat e Durrësit, Fierit dhe Korçës.