TIRANË - Cilësia e mësimdhënies së ofruar për nxënësit tanë në sistemin parauniversitar ka qenë në qendër të një kontrolli të ministrisë së Arsimit
dhe Shkencës. Ekipet e inspektimit të Inspektoriatit Kombëtar
Parauniversitar (IKAP) kryen inspektime të plota në nëntë shkolla 9-vjeçare dhe në 8 gjimnaze në Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Durrës, Tiranë,Vlorë, Berat dhe në Pogradec, Lushnjë, Librazhd, Mirditë dhe Sarandë. Dhe problemet që kanë zbuluar nuk kanë qenë të pakta, madje duke filluar që nga programi me të cilat ata punojnë.
"Shkollat disponojnë dokumentet zyrtare dhe punojnë me programe të miratuara nga MASH-i për të gjitha lëndët, me përjashtim të Gjuhës Shqipe 9, ku në disa shkolla nuk përdorin programin e ripunuar", - thuhet në raportin e përgatitur nga IKAP dhe që i është dorëzuar Ministrisë së Arsimit.
Një tjetër mangësi që është vënë re ka të bëjë me cilësinë e ores së mësimit, që për specialistët e arsimit mund të jetë një factor që ndikon në braktisjen e fshehtë. "Ka raste kur rendet pas realizimit tërësor të orës së mësimit pa vënë theksin në objektivat mësimorë dhe në cilësinë e saj. Këtë e treguan edhe rezultatet e minitesteve të zhvilluara që shpesh nuk u përputhën me pritshmëritë e mësuesve.
Pothuaj në të gjitha orët e vëzhguara shfaqet dukuria e përfshirjes vetëm e nxënësve të mire ose relativisht të mirë, e cila mund të krijojë mund të krijojë mundësinë e rritjes së numrit të nxënësve braktisës të fshehtë", -citon më tej raporti i inspektimit.
Gjithashtu, specialistët e arsimit kanë vëne re, se mësuesit vlerësojnë për të nxitur të nxënit, por shpesh nuk argumentojnë vlerësimin që bëjnë si dhe mungon vlerësimi ritmik me notë në procesin e të nxënit. Mangësi janë vënë re edhe në përdorimine orëve jashtëkurrikulare apo në hartimin e objektivave. Për të gjitha këto probleme të konstatuara, Inspektoriati i arsimit ka përgatitur edhe disa rekomandime, të cilat u janë shpërndarë të gjitha shkollave të vendit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com