Ministria e Arsimit: Pedagogët
dhe personeli sot marrin pagat

Ministria e Arsimit: Pedagogët<br />dhe personeli sot marrin pagat<br /><br>
Ministria e Arsimit njofton se brenda kësaj të hëne pagat e pedagogëve dhe personelit akademik do të jenë në llogaritë e tyre. Gjithashtu ministria thekson se “ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve”.

“Pagat do të jenë në llogarinë e pedagogëve dhe personelit akademik brenda ditës së sotme. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve.

Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti. Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit” thuhet në njoftimin e ministrisë së Arsimit. Pedagogët denoncuan pak ditë më parë se nuk kanë marrë pagat e muajit janar.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët