TIRANE - Numri i teksteve alternative për një lëndë në arsimin parauniversitar duhet të ndyshojë, pasi ai është shumë i lartë dhe për këtë duhet një reformë në altertekst. Kështu shprehen ekspertë të arsimit në vend.
Për një tekst të caktuar ka deri në 7 alternativa, por ky sipas ekspertëve është një numër i madh. Prandaj, thonë ata, ky numër duhet të ndryshojë pasi sjell çoroditje tek mësuesit të cilët brenda një kohe të shkurtër duhet të zgjedhin mes shumë teksteve vetëm një.
"Ky numër i alternativave do të ndryshojë. Ndryshimi është në dy drejtime. Së pari nëqoftëse ndryshojmë kurrikulat: vitin e ardhshëm shkollor do të kemi ndryshim kurrikulash, atëherë të gjithë këto alternativa bien dhe fillon puna nga e para.
Në rast se nuk ka ndryshim kurrikule, pra programi, ligji i arsimit parauniversitar lejon që të pranohet çfarëdolloj porosie nga botuesit"- thotë Jovan Kristiqi, specialist arsimi.
Nga ana tjetër specialistët shprehen se është e nevojshme që kurrikulat të ndryshojnë pasi ato duhet të përshtaten me kohën dhe ngjarjet që na shoqërojnë. Periudha e ndryshimit duhet të jenë periudha afatgjate që mund të shkojnë 8-9 vjet të ndryshimit të një kurrikule.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com