Ministria e Punëve të Brendshme i është bashkuar  nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Drejtues dhe punonjësit e kësaj ministrie janë ofruar në mënyrë vullnetare për të dhënë kontributin e tyre në këtë fushatë të rëndësishme për fëmijët talasemikë.