SHKUP - Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka hedhur poshtë pohimet e disa mediave maqedonase, të cilat kishin shkruar sot pwr praninw e disa grupeve të armatosura në rajonin e Likovës dhe Radushës.
Portali maqedonas "Ohridsky" mëngjesin e sotëm, duke iu referuar burimeve të shërbimeve të kundërzbulimit, kishte publikuar informacione sipas tw cilave në rajonin e Likovës operojnë grupe të armatosura të UÇK-së nën komandën e Maliq Ndrecajt.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka thënë se “nuk posedon informata të tilla, por nuk mund të përjashtojmë faktin se individë apo grupe të interesit edhe në periudhën e ardhshme do të shfrytëzojnë disa media për publikimin e disinformacioneve të ndryshme, me qëllim që të shqetësojnë qytetarët dhe me këtë të krijohet gjendja e destabilizimit".
(rg/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com