Ministria e Bujqësisë ka hartuar një paketë për sektorin bujqësor, që synon të rrisë ndjeshëm prodhimin dhe të ardhurat. Një nga këto është amendimi i ligjit të TVSH-së, i cili cilësohet si nxitës i informalitetit dhe disfavorizues për prodhimin vendas, duke barazuar TVSH-në në blerjen dhe shitjen e produkteve bujqësore në vlerën 20%. Masë tjetër është rishikimi i taksave të mjedisit për ambalazhet dhe heqja e taksës së karburantit për anijet e peshkimit.

Drafti parashikon përjashtimin nga TVSH-ja për subjektet mbi 50% eksportuese, lehtësim të importit të kafshëve për mbarështim dhe barazim në importimin e makinerive, si për individë, ashtu edhe për biznese. Pas shumë kërkesave të prodhuesve të verës për heqjen e akcizës, ky problem mund të zgjidhet me anë të rimbursimit.

Paketa përmban rimbursim taksash doganore apo akcizës për mallrat lëndë e parë për eksport dhe 0% taksa për ato lëndë e parë për industrinë e blegtorinë.

Redaksia Online