TIRANE - Ministria e Bujqësisë, u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që të aplikojnë për të përfituar nga skemat e reja të financimit të këtij sektori. Drejtorja e Agjencisë së Pagesave, Suela Popa ka shpjeguar se janë në dispozicion 15 milionë dollarë, të cilat janë bërë efektive që nga 1 janari 2014.
Sipas saj, skemat do të jenë të orientuara në modernizimin e pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore, do stimulojnë agroturizmin duke mbështetur rehabilitimin e ullishteve shekullore si dhe akuakulturën.
"Skemat e reja do të jenë kryesisht të fokusuara në dorëzimin e prodhimit bujqësor në pikat e grumbullimit, sigurinë e standarteve dhe cilësisë ushqimore. Për herë të parë skemat prezantojnë mbështetje finacniare për zhvillimin rural si promotor i agrobiznesit të vendit dhe konkretisht përmes rehabilitimit të ullishteve shekullore. Për herë të parë mbështesim “Acquakulturën” si një potencial i pazhvilluar deri më sot." u shpreh Popa.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com