TIRANE - Ministria e Bujqësisë, përmes një njoftimi për shtyp ka bërë më dije se ka dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, një kallëzim penal për ish titullarin e Bordit të Kullimit Lezhë, Luigj Frangaj për nxjerrjen nga përdorimi dhe shitjen për skrap të pjesëve të elektropompës.
Në njoftim thuhet se nga auditimi i bërë së fundi nga ministria, është konstatuar shkelje në veprimet e kryera nga Frangaj duke sjellë dëmtime në funksionimin e Hidrovorit të Tales, e duke shkaktuar një rrezik potencial për përmbytje të zonës së Lezhës në kohën e rreshjeve.
Megjithatë sipas Ministrisë së Bujqësisë, pavarësisht dëmeve janë marrë masat për vënien në funksion të plotë të hidrovorit të Tales në Lezhë, gjatë sezonit dimëror të rreshjeve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com