TIRANE- Ministria e Bujqësisë siguron konsumatorët se perimet e freskëta shqiptare nuk kanë gjurmë të hormoneve apo stimuluesve të rritjes. Në një deklaratë për shtyp, ky dikaster sqaron se këto prodhime bujqësore nuk paraqesin rrezik për konsumatorin, ndërsa thekson se garant për këtë bëhen Ministria e Bujqësisë dhe AKU.
Sipas ministrisë së Bujqësisë, spekulimet mbi praninë e hormoneve tek prodhimet bujqësore shqiptare, “po i shkaktojnë dëme të pallogaritshme prodhimeve tona bujqësore dhe prodhuesve të tyre”.
“E vërteta është se konsumatori shqiptar nuk ka qenë më i sigurt se sot në konsumin e prodhimeve ushqimore. Asnjëherë deri më sot, në laboratorët rajonale nuk janë kryer analiza të insekticideve, metaleve të rënda, fitohormoneve etj te perimet e freskëta edhe pse janë derdhur me miliona euro në pajisje dhe aparatura të cilat nuk kanë funksionuar as edhe një ditë. Këto analiza kryhen sot, nga laboratori i sapongritur i Lushnjës dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë dhe shumë shpejt edhe në gjithë laboratorët e tjerë rajonale. Analizat si në nivel rajonal ashtu dhe qendror kryhen sipas metodave standard dhe zyrtare, dhe janë lehtësisht të verifikueshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com