Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në ligjin nr. 9663 date 18.12.2006 " Për koncensionet" i ndryshuar, në VKM nr. 27 date 19.01.2007 "Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncensioneve", i ndryshuar, si dhe në VKM nr. 1299, date 24.09.2008 " Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncension të Hidrocentraleve " Ne Kaskadën e Luses", dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë", shpall ftesën për pjesëmarrje ne procedurën konkurrese për dhënien me koncension të hidrocentraleve " Në Kaskadën e Luses".

1. Kërkohet që projekti të realizohet në pellgun ujëmbledhës te Përroit të Luses nga kuota 469 m.m.n.d, deri në derdhjen e lumit Mat.

2. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarte të procedurës konkurruese në Drejtorinë Energjetike , pranë Autoritetit Kontraktues ( METE) , me personin përgjegjës te caktuar z. Ilir Qafa.

3. Një kopje e plotë e dokumenteve standarte të konkurrimit mund të blihet nga kandidatët e interesuar me anë të një kërkese me shkrim drejtuar Autoritetit Kontraktues në zyrën e cituar më sipër dhe me pagesën e një tarife te pa kthyeshme prej 5.000 leke , tarifë e cila do të derdhet ne numrin e llogarisë 0104030780 të Mete-s, pranë " Raiffeisen Bank" Tiranë.

4. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurën konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

5. Ofertat duhet të shoqërohen me dokumentet ligjore dhe administrative origjinale ose kopje të noterizuara , si provë e kërkesave kualifikuese te përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese dhe të dërgohen tek Ministra e Ekonomisë , Tregtisë dhe Energjetikës , në adresën Bulevardi " Dëshmorët e Kombit" nr. 1001 Tiranë.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën 2% të vlerës së Projektit , të dorëzohet së bashku me ofertën. Format e pranueshme të sigurimit janë përshkruar në dokumentet e procedurës konkurruese.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë te shtetësisë.

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 05 Prill 2012, ora 11.00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.

9. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ne Sallën e Mbledhjeve , Kati i parë në datën 05 Prill 2012 ora 11.00.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë