Ministria e Energjisë:PD po kthehet 
avokate e çdo njeriu që shkel ligjin

Ministria e Energjisë:PD po kthehet <br />avokate e çdo njeriu që shkel ligjin
TIRANË - Minsitria e Energjisë ka reaguar pasditen e sotme pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila e cilëson si keqpërdorim rastin e shkarkimit të zv/ministres së Mjedisit, Diana Bejko, duke hedhur gjithashtu  mbi mazhorancën një sërë akuzash.
 
“Keqardhje për opozitën e cila është kthyer në avokaten dhe zëdhënësen e çdo njeriu që shkel ligjin, që nuk paguan energjinë, që vjedh pasurinë publike.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Energjisë.
 
Më tej shtohet se  e vetdijshme për flluskën e “supërfuqisë energjitike” dhe kolapsin ku e çoi sistemin energjitik në 8 vitet e qeverisjes së saj, tanimë opozita së paku do duhet të heshtë.

“Në vend që ta mbështesë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në përpjekjen për tu rimëkëmbur, Partia Demokratike zgjedh ta sulmojë sikur kërkon dhe dëshiron falimentimin e tij. Në vend që t’u bëjë thirrje qytetarëve të paguajnë detyrimet e energjisë elektrike, Partia Demokratike bën të kundërtën, inkurajon dhe nxit mospagesën e energjisë. Në vend që të marrë anën e qytetarëve të ndershëm, kundër atyre që abuzojnë, Partia Demokratike rreshtohet fuqimisht në mbrojtje të atyre që e trajtojnë energjinë si mall pa zot.”- thuhet më tej në reagim
 
Reagimi i plotë i Ministrisë së Energjetikës dhe industrisë
Keqardhje për opozitën e cila është kthyer në avokaten dhe zëdhënësen e çdo njeriu që shkel ligjin, që nuk paguan energjinë, që vjedh pasurinë publike.
 
E vetdijshme për flluskën e “supërfuqisë energjitike” dhe kolapsin ku e çoi sistemin energjitik në 8 vitet e qeverisjes së saj, tanimë opozita së paku do duhet të heshtë.
 
Në vend që ta mbështesë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në përpjekjen për tu rimëkëmbur, Partia Demokratike zgjedh ta sulmojë sikur kërkon dhe dëshiron falimentimin e tij.
 
Në vend që tu bëjë thirrje qytetarëve të paguajnë detyrimet e energjisë elektrike, Partia Demokratike bën të kundërtën, inkurajon dhe nxit mospagesën e energjisë.
 
Në vend që të marrë anën e qytetarëve të ndershëm, kundër atyre që abuzojnë, Partia Demokratike rreshtohet fuqimisht në mbrojtje të atyre që e trajtojnë energjinë si mall pa zot.
 
Është e drejta e Partisë Demokratike të zgjedhë se çfarë qëndrimi publik do të mbajë, por të kthehesh në mbrojtës të verbër të kujtdo që shkel ligjin, është e turpshme dhe amorale.
 
Nëse u kërkojmë qytetarëve të paguajnë faturën e energjisë, ne jemi të parët që duhet të japim shembullin. Përpjekjet e Partisë Demokratike për të penguar rimëkëmbjen energjitike do të dështojnë.
 
Qytetarët e ndershëm janë shumicë. Ata duan të trajtohen të barabartë. Gjithkush do të paguajë për energjinë që konsumon, askush që abuzon nuk do të tolerohet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)