Ministria e Financave: 13 dokumentet
që nuk do i kërkohen më biznesit

Ministria e Financave: 13 dokumentet<br />që nuk do i kërkohen më biznesit
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku lançoi dhënien fund të burokracisë në administratën shtetërore për disa dokumente, ministri Arben Ahemtaj përmes një urdhri ka publikuar listën me 13 dokumentet që institucionet në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nuk do t'i kërkojnë më nga qytetarët dhe sipërmarrja.
 
Dokumentet do të sigurohen nga institucionet përmes platformës elektronike e-Albania ose nëpërmjet komunikimit dhe ndërveprimit ndërinstitucional.
 “Pjese e rendesishme e ketyre dokumenteve jane nje numer vertetimesh te leshuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, te cilat vetem ne vitin 2016 jane leshuar mbi 275,702 here. Permes gjenerimit te ketyre vertetimeve nga platforma e-Albania, iu kursjeme qytetarve dhe bizneseve mbi 91,912 ore me nje vit, ose gati 11,400 dite pune.
 
Po keshtu, jane mbi 152,237 ekstrakte te leshuara nga QKB ne nje vit, per te cilat jane shpenzuar rreth 71 mije ore pune, qe sot eleminohen permes ofrimit online
” thuhet në njoftim.
 
Ministria e Financave dhe Ekonomisë deklaron se po vijon me procesin e deregulimit në të gjithë gamën e shërbimeve që ofrohet në institucionet e varësisë, duke synuar reduktimin drastik të dokumenteve të kërkuara nga qytetaret dhe sipërmarrja dhe kalimin ne një nivel te ri te modernizimit dhe dixhitalizimit te tyre.
 
Rama u shpreh sot se qytetarët nuk do marrim më vetë certifikatat, vërtetimet e pensioneve apo dhe kartat e shëndetit, por do t'i sigurojë vetë institucioni i interesuar në zyrat e shtetit. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se certifikatat fizike nuk do jenë në përdorim as për regjistrimet në shkolla apo kopshte.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS