Ministria e Financave krijon për herë të parë guidën e buxhetit për qytetarët, përmes së cilës çdo qytetar informohet mbi të dhënat e buxhetit dhe përdorimin e tij. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në mesazhin e dhënë në këtë guidë thotë se ky dokument është dizenjuar në mënyrë të tillë që të mund të ofrojë një lloj “udhëtimi” përmes buxhetit të shtetit.