Marrëveshjet, 220 milionë dollarë, të firmosuara mes Ministrit
të Financave, Shkëlqim Cani dhe dhe Përfaqësuesja e përhershme
e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Tahseen Sayed
Ministri i Financave, z.Shkëlqim Cani dhe Përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Tahseen Sayed, nënshkruan sot (30 maj) dy marrëveshje huaje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Bëhet fjalë për huanë e parë të politikës së zhvillimit për financat publike, si dhe huanë e politikës së zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar. Të dy huatë në total shkojnë në 159.6 milionë euro (rreth 220 mln USD) dhe janë me interesa nën 2%, si dhe me 7 vjet pa pagesë principali.
Akordimi i këtyre huave ka për qëllim mbështetjen e reformave për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale të Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të menaxhimit të financave publike në trajtimin e detyrimeve të prapambetura, si dhe me anë të reformave në sektorin e taksave, pensioneve dhe energjisë me qëllim mbështetjen e stabilitetit makro-fiskal; si dhe mbështetjen e reformës për forcimin e regjimit rregullator dhe mbikëqyrës të sektorit financiar, dhe zbutjen e dobësive kryesore të sektorëve financiar bankar dhe jo-bankar.
Marrëveshja I
Më konkretisht politikat e mbështetura nga Huaja e parë e politikës së Zhvillimit për Financat Publike, me vlerë financimi 87 milionë euro pritet të kenë një ndikim pozitiv mbi rritjen ekonomike në periudhë afat-mesëm dhe afat-gjatë. Në përgjithësi, reformat e mbështetura nëpërmjet saj do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të reduktimit të varfërisë dhe të mirëqenies së përbashkët duke:
-siguruar një bazë për stabilitet makroekonomik dhe fiskal, i cili është një kusht i domosdoshëm për një model të qëndrueshëm të rritjes dhe, për pasojë, për zvogëlimin e varfërisë dhe mirëqenies së përbashkët; dhe
-përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale në mënyrë që përfitimet në uljen e varfërisë, si dhe arritjet në rritjen e mirëqenies së përbashkët, të mbështeten në të ardhmen dhe të mos rëndojnë në mirëqenien e gjeneratave të ardhshme.
Reformat e propozuara pritet të përmirësojnë parashikueshmërinë e politikës fiskale, që kufizon rregullime fiskale ad hoc në kurriz të politikave dhe programeve sociale, dhe zgjeron hapësirën fiskale për të fuqizuar programet sociale për të varfërit, të tilla si Ndihma Ekonomike. Huaja e akorduar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do të disbursohet në një shumë të vetme dhe ka termat në vijim:
Marrëveshja II
Huaja e Politikës së Zhvillimit për Modernizimin e Sektorit Financiar, me vlerë 72.6 milionë euro është strukturuar rreth tri shtyllave: (i) forcimi i rregullores dhe mbikëqyrjes së sektorit bankar dhe rrjetit të sigurisë financiare; (ii) përshpejtimi i zgjidhjes së kredive me probleme; dhe (iii) forcimi i rregullimit dhe mbikëqyrjes së Institucioneve Financiare jo-bankare.
Hapat paraprakë që u ndërmorën nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë (BoA) janë:
-Adoptimi nga Këshilli Mbikëqyrës i BoA i një Manuali Mbikëqyrjeje të Bazuar në Risk dhe një Politike të re Mbikëqyrjeje Operacionale;
-Emetimi nga Këshilli Mbikëqyrës i BoA i një Udhëzimi të ri për bankat për miratimin e Planeve të Rimëkëmbjes;
-Miratimi nga Këshilli i Ministrave (KM) i Amendimit të Ligjit mbi Sigurimin e Depozitave;
-Miratimi nga KM i draft-amendimit të Ligjit të Taksave;
-Adoptimi nga Këshilli Mbikëqyrës i BoA i rregullores së ndryshuar mbi Administrimin e Riskut të Kredive;
-Emetimi nga BoA i udhëzimeve mbi: (i) ristrukturimit të huave për biznesin; (ii) ristrukturimit të huave për individët; dhe (iii) vlerësimin e pasurive të patundshme.
-Adoptimi nga Këshilli Mbikëqyrës i BoA i një rregullore të re mbi Administrimin e Riskut për Ekspozimin e Madh të Bankave;
-Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave emetuan udhëzime të reja për sigurimin e incentivave të bazuara në treg për kompensimin e përmbaruesve privat;
-Amendimet e Ligjit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ligjit të Nëpunësve Civil dhe Ligjit mbi Pagat, Shpërblimet dhe Strukturat e Institucioneve Kushtetueshmërisht të Pavarura dhe Institucioneve të Tjera të Pavarura të Krijuara me Ligj;
-Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka adoptuar masa për stabilizimin e tregut për emetimin e: (i) një rregulloreje mbi standardet e rezervës së Detyrimeve Motorike të Palëve të Treta; dhe (ii) plani kohor për plotësimin e financimit të Fondit të kompensimit.
Projekti do të zbatohet nga Banka e Shqipërisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Sigurimit te Depozitave dhe data e përfundimit të Projektit është 30 Qershor 2015.
/Shqiptarja.com