Ministria e Financave kërkon rritjen
me 7% të siguracionit të automjeteve

Ministria e Financave kërkon rritjen<br />me 7% të siguracionit të automjeteve
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm siguracioni për automjetet do të kushtojë 7% më shumë sesa shuma që paguajnë aktualisht qytetarët.

Rritja është propozuar nga Ministria e Financave në paketën fiskale të vitit 2016.

Në këtë propozim thuhet që taksa nga 3% të Primit që u caktua pas heqjes së TVSH-së së kësaj kategorie siguracionesh, ta çojë atë në 10% për vitin e ardhshëm.

Autoriteti i Mbikë­qyrjes Financiare (AMF) miraton çdo vit një nivel minimal të primeve të riskut për efekt të provigjoneve, duke nxjerrë një vlerë mesatare të tregut.

Këto prime shërbejnë si një orientim për kompanitë, të cilat nuk mund të ulin çmimet nën dyshemenë e përcaktuar.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali