Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi sot se nesër do të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit 12-mujore në Bankën e Shqipërisë.
 
Shuma e shpallur sipas kalendarit është 6.1 miliardë lekë.

Data e emetimi është 21 shtator 2017, ndërsa data e maturimit 20.09.2018.
 
Interesat e bonove të thesarit u rritën sërish në ankandin e parë të muajit shtator, duke e bërë gradualisht më të leverdishëm investimin në këto instrumente.


dy.b/shqiptarja.com