Ministria e Financave OK në
parim për ligjin e lojërave të fatit

Ministria e Financave OK në<br />parim për ligjin e lojërave të fatit
Edhe pse ka patur shumë debate dhe polemika nëse nisma për të shtyrë ligjin i cili mbyll shumicën e kazinove dhe basteve sportive është nisëm e një grupi të izoluar brenda deputetëve të mazhorancës apo vetë qeverisë, duket se parlamenti do të shtyjë hyrjen në fuqi të tij. Ministria e Financave i ka nisur një letër Komisionit të Ekonomisë si përgjigje për kërkesën e 6 deputetëve për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit edhe me dy vite.

Në parim, Financat janë dakord me deputetët. Ministria po ashtu legjitimon kërkesën e tyre se nuk janë publikuar ende aktet normative që të bëjnë të zbatueshëm ligjin. Ditën e hënë në orën 16.00 është vendosur që të zhvillohet mbledhja e komisionit përgjegjës, atij të ekonomisë, ku i ftuar do të jetë ministri i Financave Arben Ahmetaj. Rendi i ditës ka pikërisht ligjin e lojrave të fatit. Burimet pranë Monitor thonë se shtyrja e ligjit tashmë është një çështje e vendosur dhe nuk pritet të ketë debate të shumta.

Diskutimet e forta do të jenë për një tjetër kërkesë. Mes rreshtave të kërkesës së tyre, 5 deputetët  Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha dhe Ylli Shehu, kërkojnë që ligji për lojrat e fatit të hyjë në fuqi pas dy vitesh. Ata kërkojnë shfuqizimin e pikës 1 të nenit 71 të ligjit dhe ndryshimit të pikës 2 dhe 3 të këtij neni me fjalët deri në 31 dhjetor 2018.

Nëse sheh se çfarë përmbajnë aktet jurdike të ligjit që lidhen me këto nene, do të kuptohej fare qartë që deputetët kërkojnë që dy kontratat që Ministria e Financave ka lidhur me Regency Casino dhe Lotarinë Kombëtare, të mos jenë pjesë e përjashtimit të këtij ligji. Ata kërkojnë shtyrjen me dy vite të tjera të tij, dhe në momentin që do të hyjë në fuqi, të gjithë subjektet e ligjit të zhvendosen në resorte brenda zonave turistike. Ministria e Financave nuk është dakord me këtë kërkesë, ajo pranon që ligji për lojrat e fatit të shtyhet, por të mos preket pjesa që ka lidhje me Regency Casino dhe Llotarinë Kombëtare.
 
Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS