Ministria e Financave:PD demagogji
boshe... Ja e vërteta mbi borxhin

Ministria e Financave:PD demagogji<br />boshe... Ja e vërteta mbi borxhin
TIRANE- Ministria e Financave ka reaguar dje ndaj akuzave të Partisë Demokratike për rritjen e borxhit publik, duke fajësuar qeverinë Berisha për situatën e sotme të huasë qeveritare. “Niveli i lartë i borxhit është produkt pikërisht i atyre që sot bërtasin “borxhi i lartë”.

Sikur po këta individë të kishin dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve vite më parë tani rreziku dhe kostoja e borxhit publik do të ishte shumë më i ulët për shqiptarët”, theksoi Ministria në një deklaratë zyrtare për shtyp, ku theksonte se Qeveria ka qënë shumë e qartë në programin e saj që do bëjë të gjitha përpjekjet për të sjellë borxhin publik nën kontroll. Këto përpjekje janë njohur nga të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe është reflektuar dhe në uljen e kostos së borxhit.

Mashtrimi
Sipas Minsistrisë, si dikur, Partia Demokratike e Shqipërisë ka një lexueshmëri të kufizuar të mesazheve të ndërkombëtarëve, duke i shtrembëruar ato deri në mashtrim ndaj shqiptarëve. Gjithë bota ndjente peshën e krizës globale, por qeveria e asaj kohe nuk pranonte as të përmendej fjala krizë. Borxhi rritej, qeveria teorizonte që rreziqet e borxhit të lartë mbi 60% janë ulur. “Tregjet dhe investitorët po i kthenin kurrizin, qeveria si pa të keq nuk paguante faturat. Eshtë e pakuptueshme se si po këta individë kanë kurajon sot të riciklojnë ato qëndrime të ndërkombëtarëve që deri dje i anashkalonin gati me përbuzje” theksoi Ministria e Finanacave.

Borxhi
Ndërkaq, sipas Ministrisë, e vërteta mbi menaxhimin e borxhit publik është lehtësisht e verifikueshme nga mbështetja që i japin ndërkombëtarët politikave të qeverisë aktuale. Borxhi publik do të vijë në ulje graduale, si rrjedhojë e atyre reformave që qeveria e mëparshme nuk pati kurajon t’i ndërmerrte. “Reforma e pensioneve, reforma e sektorit të energjisë, reforma e pronave, përmirësimi i administrimit të të ardhurave, janë të gjitha këto reforma që do të çojnë në uljen e rreziqeve fiskale dhe të borxhit publik dhe jo ulja e shpenzimeve publike” thekson deklarata.

Rinovimi
Një tjetër element i cili i serviret me dashakeqësi publikut nga ane e opozitës, sipas Ministrisë, është paraqitja e rinovimit të borxhit aktual me huatë e reja. “Flasin për borxhe të reja, duke i ngatëruar shqiptarët me rinovimin e borxhit aktual, me një kosto disa herë më të ulët se nivelet rekord që arritën në atë kohë.

Edhe kjo, rezultat i konfidencës së rritur të tregjeve te politikat e qeverisë shqiptare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave. Nga ana tjetër Qeveria është e angazhuar për të ulur sa më shumë interesat që paguhet nga xhepat e tatimpaguesve shqiptarë për shlyerjen e borxheve.

“Edhe njëherë, Ministria e Financave konfirmon angazhimin e saj ndaj publikut për të ulur borxhin publik në periudhën afatmesme, për t’i siguruar ekonomisë një barrë të ulët interesash dhe kostosh. Çdo gjë tjetër është një demagogji boshe për të mbuluar faturën e lartë që i lanë shqiptarëve ata që sot pretendojnë se shqetësohen për borxhin e lartë publik”, thekson deklarata e Ministrisë së Financave.

 
Deklarata e plotë e Ministrisë së Financave
"Niveli i lartë i borxhit është produkt pikërisht i atyre që sot bërtasin “borxhi i lartë”. Sikur po këta individë të kishin dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve vite më parë tani rreziku dhe kostoja e borxhit publik do të ishte shumë më i ulët për shqiptarët.

Qeveria ka qënë shumë e qartë në programin e saj që do bëjë të gjitha përpjekjet për të sjellë borxhin publik nën kontroll. Këto përpjekje janë njohur nga të gjitha  organizatat ndërkombëtare dhe është reflektuar dhe në uljen e kostos së borxhit.

Si dikur, Partia Demokratike e Shqipërisë ka një lexueshmëri të kufizuar të mesazheve të ndërkombëtarëve, duke i shtrembëruar ato deri në mashtrim ndaj shqiptarëve. Gjithë bota ndjente peshën e krizës globale, por qeveria e asaj kohe nuk pranonte as të përmendej fjala krizë. Borxhi rritej, qeveria teorizonte që rreziqet e borxhit të lartë mbi 60% janë ulur. Tregjet dhe investitorët po i kthenin kurrizin, qeveria si pa të keq nuk paguante faturat.

Eshtë e pakuptueshme se si po këta individë kanë kurajon sot të riciklojnë ato qëndrime të ndërkombëtarëve që deri dje i anashkalonin gati me përbuzje.
E vërteta mbi menaxhimin e borxhit publik është lehtësisht e verifikueshme nga mbështetja që i japin ndërkombëtarët politikave të qeverisë aktuale.

Borxhi publik do të vijë në ulje graduale, si rrjedhojë e atyre reformave që qeveria e mëparshme nuk pati kurajon t’i ndërmerrte. Reforma e pensioneve, reforma e sektorit të energjisë, reforma e pronave, përmirësimi i administrimit të të ardhurave, janë të gjitha këto reforma që do të çojnë në uljen e rreziqeve fiskale dhe të borxhit publik dhe jo ulja e shpenzimeve publike.
Flasin për borxhe të reja, duke i ngatëruar shqiptarët me rinovimin e borxhit aktual, me një kosto disa herë më të ulët se nivelet rekord që arritën në atë kohë. Edhe kjo, rezultat i konfidencës së rritur të tregjeve te politikat e qeverisë shqiptare.

Edhe njëherë, Ministria e Financave konfirmn angazhimin e saj ndaj publikut për të ulur borxhin publik në periudhën afatmesme, për t’i siguruar ekonomisë një barrë të ulët interesash dhe kostosh. Çdo gjë tjetër është një demagogji boshe për të mbuluar faturën e lartë që i lanë shqiptarëve ata që sot pretendojnë se shqetësohen për borxhin e lartë publik.
Zotërinj, duhet të ishit shqetësuar 8 vite më parë!

 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë