Ministria e Jashtme: Aleatët asnjë
pakënaqësi për votën pro Palestinës

Ministria e Jashtme: Aleatët asnjë<br />pakënaqësi për votën pro Palestinës
Vota e Shqipërisë pro vendosjes së flamurit të Palestinës dhe Vatikanit në selinë e OKB-së, nuk ka sjellë pakënaqësi tek aleatët tanë SHBA e BE, vende të cilat abstenuan në këtë votim. “Vota në OKB ishte një votim për një gjest simbolik për vendosjen e flamurit të Palestinës si një vend vëzhgues në OKB, bashkë me Vatikanin. Votimi dhe gjykimi aty ka qenë i pa kondicionuar.

Ne kemi pasur kontakte edhe me partnerë dhe me aleatë, dhe mbas votimit që ne kemi bërë, për atë gjest simbolik, kemi pasur mirëkuptimin e partnerëve”,-tha Sokol Gjoka, drejtor i politikave strategjike në MPJ. Ai shtoi se kjo votë është përdorur si precedent për të ndihmuar Kosovën.

“Një logjikë që na çoi në këtë veprim ishte precedenti për ta përdorur për rastin e Kosovës. Së shpejti Kosova do të ketë kërkesat e saj për anëtarësim në OKB, por mund të ndjekë dhe rrugën për të hyrë së pari si vëzhguese e pastaj si anëtare me të drejta të plota, dhe i njëjti skenar mund të përdoret edhe për vendosjen e flamurit të Kosovës në selinë e Kombeve të Bashkuara. Si thashë, në takimet me aleatët apo partnerët tanë nuk kemi pasur reagime të ndonjë karakteri të caktuar”,-tha Sokol Gjoka.

Por deputeti demokrat Aldo Bumçi, kundërshton se vota qe e gabuar. “Gjithçka është falë boshtit SHBA-Evropë. Ka vetëm një mënyrë se si mund të avancohet interesi i shqiptarëve dhe i Kosovës: përherë në linjë me SHBA-në dhe vendeve kryesore evropiane. Çdo frymëzim tjetër është i dëmshëm. Dëmtohet interesi ynë kombëtar. Shqipëria duhet të abstenonte, sikundër shumica e vendeve evropiane. Mendoj që këtu është bërë një gabim”,-tha ish ministri i jashtëm, Aldo Bumçi.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt