KOSOVE - Mediat kosovare kanë zbuluar një raport të Auditorit të Përgjithshëm i cili flet për shpenzime të paplanifikuara dhe të paautorizuara nga Ministria e Jashtme në vlerën prej 815 mijë euro.

Sipas mediave kosovare ky raport i zyrës së Auditorit të Përgjithshëm flet për parregullsi në rastin e shpenzimeve të shumta për biletat e udhëtimit për persona të cilët nuk janë të punësuar fare në ministri. Për këto udhëtime mësohet se nuk kishte as ftesa e as aprovime paraprake nga ministria. 

Raporti përmban parregullsi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës në periudhën kohore janar-shtator 2013.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)