Ministria e Jashtme e Kosovës: Anëtarësimi në Këshillin e Europës s’ka dështuar! Nuk është votuar kundër

Ministria e Jashtme e Kosovës: Anëtarësimi në Këshillin e Europës s’ka dështuar! Nuk është votuar kundër

Flamuri i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mohuar raportimet se Kosova nuk ka arritur të futet në axhendë për shqyrtim të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Përmes një komunikate për media, ministria ka bërë me dije nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Duke qenë se procedura e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është komplekse dhe për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi, e shohim të nëvojshme publikimin e kësaj komunikate. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar. Përkundrazi, që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit”, është thënë në komunikatë.

Në komunikatë përmendet edhe mundësia e kushtëzimit të Kosovës.

“Më saktësisht, në këtë fazë, Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Evropës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës” është thënë në komunikatën e MPJD-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sajme: 14/01/2023 15:12

    Ministre me te ndyre se kjo zgardaballa Gervalla Kosova mos paste kurre,plere dhe idjote komplet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'