TIRANË - Në kuadër të qasjes së re për një institucion të hapur, Ministria e Punëve të Jashtme ofron për studentët e degëve përkatëse mundësinë e kryerjes së praktikës në periudhën shkurt-prill 2014 duke mundësuar angazhimin me punë kërkimore dhe mbështetëse në fusha të ndryshme. Për të ndihmuar me punë kërkimore dhe komunikimin me mediat, përfshirë Twitter dhe Facebook, si dhe përgatitjen e një buletini informativ mujor.
Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit, i cili gjendet nw kwtw link: http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/lajme/mundesi-per-te-bere-praktike-ne-mpj-ne-periudhen-shkurt-prill-2014
dhe dërgojeni të plotësuar tek [email protected] brenda datës 20 janar 2014.
Praktikantët pranë MPJ do të ndihmojnë me punë kërkimore dhe mbështetëse në një nga drejtoritë e mëposhtme: Drejtoria e Rajonit dhe Vendeve Fqinje; Drejtoria e Evropës; Drejtoria e Amerikës, Paqësorit, Azisë dhe Afrikës; Drej
toria e Organizatave Ndërkombëtare; Drejtoria e NATO-s; Drejtoria e BE-së; Drejtoria e Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare; Drejtoria e Çështjeve Konsullore dhe Diasporës; Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike dhe Publike;Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse dhe Çështjeve Juridike.
Gjithashtu, praktikantët do të ndihmojë në menaxhimin e Buletinit Informativ dhe Newsletter-it si dhe publikimeve të tjera. Buletini Informativ është një botim i ri i MPJ-së në formën e një të përmuajshmeje në gjuhën shqipe dhe angleze (Newsletter), që përmbledh artikuj dhe të reja rreth politikës së jashtme të Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, MPJ komunikon me përfaqësitë diplomatike, si ato të vendit tonë jashtë, ashtu dhe ato të huaja të akredituara në Shqipëri, duke dërguar Përditësime dhe Njoftime për Shtyp në lidhje me zhvillime apo aktivitete që prekin fushën e veprimtarisë së MPJ-së, sikurse dhe hedh të reja në Twitter.
“Nëse periudha e praktikës njihet nga institucioni arsimor ku studioni apo jo, varet tërësisht nga ky institucion, por MPJ qëndron e gatshme të ndihmojë për njohjen e kohës dhe punës në shkëmbim të krediteve”., thuhet në njoftimin zyrtar te MPJ.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com