Ministria e Puneve te Jashtme
TIRANË, 4 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Duke konsideruar zhvillimet e fundit në Shkup, lidhur me dënimin e 6 shqiptarëve të Maqedonisë të akuzuar për terrorizëm, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave të ditës së sotme.
MPJ u kërkon autoriteteve Maqedonase dhe instancave përkatese gjyqësore që të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar mbi prova. Dhuna e ushtruar nuk ndihmon në zbardhjen e cështjes dhe dëmton marrëdhëniet ndër-etnike dhe harmoninë midis komuniteteve.
MPJ do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shkup dhe fton palët të tregojnë vetë-përmbajtje dhe gjakftohtësi.