Ministria e Kulturës - Njoftim II

MM
SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK
 
Ministria e Kulturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga nga zbatimi i projektit “Për rindërtimin e banesës ku u ngrit flamuri Korçë”.
 
Subjekti kërkues i këtij objekti është Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 89 dt 03.02.2016“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”
 
Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë e Kulturës.
 
Pronarët e konfirmuar nga ZVRPP Korçë, do të likuidohen për efekt shpronësimi pas daljes së Vendimit të Këshillit të Ministrave që do të miratoje kërkesën për shpronësim.

 
Vlera totale e shpronësimit është  3,474,559 ( tre milion e katërqind e shatëdhjetë e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë.  

2222

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi