Ministria e Kulturës 'u mbyll
gojën' artistëve, Kerni firmos 

Ministria e Kulturës 'u mbyll<br />gojën' artistëve, Kerni firmos 
Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit është shpallur një urdhër i brendshëm i datës 22.02.2016 që detyron artistët të marrin leje nga drejtoria për intervista. Në këtë vendim është shkruar konkretisht “kontaktet me median mbahen vetëm nga titullari apo nga një punonjës i ngarkuar prej tij” (që nënkupton zëdhënësin e institucionit për median.
 
Madje ky vendim shoqërohet me një argument absurd që lë të kuptohet se nuk lejohet asnjë mendim ndryshe nga drejtuesi i institucionit, pra të jetë informacioni “i unifikuar”.
 
Argumenti në pikën 2 të rregullores është ky: “në mënyrë që të ketë një unifikim të informacionit në çdo dalje në media nga drejtuesit apo vartësit e sektorëve do të bëhet me miratimin paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm”.
 
Kështu shkruhet konkretisht në këtë urdhëresë, që lë të kuptosh, që as koreografi, as drejtori i orkestrës, as regjisorët e premierave nuk do të flasim dot për median pa lejen e drejtorit të institucionit, e jo më të mendosh për artistët që pas këtij vendimi nuk do të guxojnë të hapin gojën për ndonjë pakënaqësi nga format të gabuara ose abuzuese të institucionit.
 
Konkretisht për të konfirmuar këtë kemi pikën 3 të rregullores në të cilën shkruhet se “ndaj çdo punonjësi do të merrem masa disiplinore, duke e quajtur shkelje të rëndë”. Kjo nëse kanë folur pa zbatuar dy pikat e para të rregullores.
 
Dhe nuk do të jetë e thjeshtë për artistin që do të flas pa leje, sepse “Me çështjen e ndjekjes së këtyre shkeljeve ngarkohet personi përgjegjës i Burimeve njerëzore”. Ky vendim është firmosur vetëm dy ditë më parë nga drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni.
 
A mund të ligjërohet në këtë mënyrë censura në një institucion. Mbase TKOB ka marrë ndonjë urdhër nga Ministria e Kulturës për këtë procedurë?!
 
Dihet se medieve televizive dhe gazetave të shkruara prej një viti u është bërë e qartë se nuk do të munden të marrin asnjë informacion pa lejen e Ministres së Kulturës.
 
Të gjithë drejtuesit apo punonjësit e institucioneve vartëse, si ata të Institutit të Monumenteve dhe drejtorët e drejtorive të trashëgimisë nuk japin asnjë intervistë edhe kur media ngre probleme dhe debate. Ata na drejtojnë për leje tek Këshilltarja për Median e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Dhe pas kësaj, rezulton një “mbyllje goje”. 
 
urdheri, ministria e kultures
(Urdhëri i Ministrisë së Kulturës për TKOB)

urdheri


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Robert Berisha uron publikisht vajzën e tij 16-vjeçare për ditëlindje! Ndan foton e dy motrave së bashku

Robert Berisha uron publikisht vajzën e tij 16-vjeçare për ditëlindje! Ndan foton e dy motrave së bashku