TIRANË - Fëmijët dhe familjet e ushtarakëve kanë qenë publiku i veçantë i aktivitetit artistik për Vitin e Ri 2014 i qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të mbrojtjes.

Në aktivitet ishin zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral brigade Pirro Ahmetaj, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani dhe ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes

Aktiviteti u zhvillua në formën e një spektakli artistik, ku u përfshinë një seri elementësh artistikë të interpretuara me nivel e mjeshtëri të lartë nga grupi i fëmijëve që trajnohen në kurse të ndryshme pranë Qendrës Rekreative dhe Sporteve.

U interpretuan pjesë të ndryshme muzikore, këngë, valle, recitime poetike, kolazhi me këngë interpretuar nga fëmijët e kursit të kantos; cikli me poezi interpretuar nga fëmijët e kursit të aktrimit; demonstrim nga fëmijët e ekipit të karatesë “Dardania”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)