Në Mirditë dhe Mat ka nisur stërvitja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura me qëllim ndërtimin e rrugëve dhe veprave të artit për ta kthyer këtë zonë më të frekuentuar nga ana turistike dhe të jetueshme për banorët.

Forcat e armatosura në këtë stërvitje do të angazhohen në ndërtimin e 16 km rrugë që fillon nga Rrësheni dhe përfundon në Ulëz, si dhe ndërtimin e një ure 27 ml në fshatin Klos, Sholth mbi lumin Fan.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com