TIRANE - Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave te Partisë Socialiste për shitje pa kriter të pronave të ushtrisë.
Sipas Ervin Kullurit, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes akuzat e opozitës janë të pabaza, pasi Ministria e Mbrojtjes nuk ka kompetenca për të shitur prona.
“Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë i propozon ministrisë pronat e tepërta. Ministri i përcjell listën përkatëse presidentit, i cili i miraton më tej me dekret.”, u shpreh Kulluri gjatë një deklarate për shtyp.
Kulluri theksoi më tej se “nga 1600 prona të lira, ministri Arben Imami ka propozuar vetëm 67 të tilla për të dalë nga plani i përhapjes.”
Duke iu referuar akuzave të Partisë Socialiste për shitje të pronave ushtarake në komunën Dajt në Tiranë, nëpërmjet deputetit të saj Taulant Balla, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes tha sot se në zonën e Dajtit është përfituar nga deputeti i PS-së Qefalia. Ai theksoi më tej se dokumentacioni i pronave të tepërta i nënshtrohet kontrollit ligjor.
Edvin Kulluri i cilësoi akuzat e Partisë Socialiste të cilat vijojnë prej ditësh ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrit të saj Arben Imami, përpjekje e paprecedentë për të manipuluar opinionin publik.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com