"Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se sulmet për shitjen e disa pronave nga ndonjë deputet socialist dhe gazeta të Partisë Socialiste për një proces i cili nuk ka asnjë lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, janë sulme me frymëzim personal kundër Ministrit të Mbrojtjes. Pronat në fjalë kanë dhjetë vjet që kanë dalë nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura nga ish ministra socialistë që kanë drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe sipas ligjit i janë dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë për vijimin e procedurave ligjore.
Siç shihet qartë në dokumentin e publikuar, shitja e këtyre pronave nuk bëhet nga Ministria e Mbrojtjes, por nga Drejtoria e Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave. Kohën dhe çmimet e shitjes së këtyre pronave nuk i përcakton Ministria e Mbrojtjes, por institucione të ngarkuara me ligj për shitjen dhe privatizimin e pronave shtetërore. Nëse ndonjë deputet socialist dhe gazetat e tyre kanë shqetësime për ligjshmërinë e procesit të shitjes së pronave, duhet ti drejtohen institucioneve përkatëse si Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë. Në këtë rast, është e qartë se interesi i tyre nuk është ligjshmëria e procedurave, por sulmet personale ndaj Ministrit të Mbrojtjes, sulme prej të cilëve nuk shkëputen dot prej më shumë se dy vitesh."- thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar sot nga Ministria e Mbrojtjes.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com