TIRANË, 4 Korrik/ATSH/- Në kuadër të strategjisë së saj 2013-2017, MedPAN në partneritet me Ministrinë e Mjedisit do të organizojë në Shqipëri, nga datat 25-27 Nëntor, workshop-in rajonal për ndarjen e eksperiencave, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale e Aktivitetit për Zonat e Mbrojtura të Rëndësisë së Veçantë (RAC / SPA) me mbështetjen financiare të IUCN Med dhe Agjencisë Franceze MPA.
Kjo u bë e ditur gjatë një takimi pune që Zv. Ministrja e Mjedisit, Djana Bejko, zhvilloi sot me përfaqësuesit e MedPAN kryesuar nga Marie Romani, Sekretare ekzekutive. Takimi kishte në fokus rrjetin e Zonave të Mbrojtura Detare të Mesdheut, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.
Zv Ministrja Bejko adresoi nevojën për të mundësuar shkëmbimin e eksperiencave në Zonat e të Mbrojtura Detare të Mesdheut me qëllim aplikimin e praktikave më të mira sipas kushteve konkrete të rajonit tonë.
Bejko theksoi se ky ëorkshop përveç të tjerash do të ketë impakt në rritjen e vetëdijes së të gjithë aktorëve kyç dhe palëve të interesuara për nevojat dhe prioritetet për përmirësimin e ruajtjes dhe menaxhimit të MPAs në Shqipëri.
Politikat për Zonat e Mbrojtura Detare theksoi Bejko, janë në përputhje të plotë ligjore me direktivat e bashkimit Europian dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare mbi ruajtjen e bregdetit dhe zonave detare janë të koordinuara.
Rrjeti për Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut ka si qëllim përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese dhe administrative të stafeve të këtyre zonave si dhe mbështetje teknike në aktivitetet e tyre të menaxhimit përmes Qendra Rajonale e Aktivitetit për Zonat e Mbrojtura të Rëndësisë së Veçantë në pellgun e Mesdheut./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com