Në vijim të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit “Katër Putrat” me qendër në Austri, i specializuar për arinjtë, prej ditës së djeshme kanë filluar një seri inspektimesh në bashkëpunim me ISHMP-në dhe AKZM-në për konfiskimin e 3 arinjve që mbahen përkatësisht në Zerqan (Bulqizë), Ulëz (ariu Tomi) dhe Levan (Fier).
Gjatë këtyre inspektimeve ditën e sotme është bërë e mundur vendosja e përkohshme e ariut Tomi nga Ulza në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me asistencën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë.
Zv/Ministri Kledi Xhaxhiu u shpreh për mediat se Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me institucionet e saj të varësisë për të parën herë ka adresuar një problematikë të trashëguar në vite. “
Ministria e Mjedisit është e vendosur t’i thotë “stop” këtij fenomeni”, tha Xhaxhiu duke theksuar se synohet edhe ndërgjegjësimi i publikut për të adresuar fenomenin e mbajtjes së paligjshme të këtij lloji të faunës së egër në robëri.
Kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhja shprehu kënaqësinë që Kopshti Zoologjik ofron këtë mundësi strehimi të përkohshëm për arinjtë në robëri si dhe theksoi se po punohet për ngritjen e qendrës në zonën e Dajtit për të mbajtur arinjtë në vendin tonë.
Përfaqësues i Fondacionit “Katër Putrat”, Carsten Hetëig shprehu konsideratën për angazhimin e Ministrisë së Mjedisit për shpëtimin e ariut Tomi dhe transferimin e tij në strehimoren e Prishtinës, duke theksuar se aksioni vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe fondacionit austriak.
Përvec ariut Tomi është kryer vaksinimi dhe vendosja e mikrocipeve edhe për dy arinj të tjerë në robëri, në Bulqizë dhe Fier. Pas përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm në një periudhë të shkurtër do të realizohet transferimi i të tre arinjve në strehimoren “Pylli i arinjve” në Prishtinë, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Ky aksion është në vijim të hapave të ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit për adresimin e këtij problemi në zbatim të kuadrit ligjor për biodiversitetin dhe mbrojtjen e faunës së egër.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15