Ministria e Shëndetësisë nuk e konfirmon, FSHF vendos edhe për rifillimin e Kategorisë së Parë

Një ditë pas vendimit unanim të FSHF-së me ‘bosët’ e klubeve të Superligës për të rifilluar futbollin me 3 qershor mungon ende miratimi i Ministrisë së Shëndetësisë. ‘Report TV’ u interesua për këtë çështje në ministri dhe përgjigjja ishte që nuk ka ende një vendim për këtë çështje, pra ende nuk ka leje që ndeshjet e futbollit të rinisin më 3 qershor.

Ndërkohë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë u konfirmua edhe njëherë se të hënën, konkretisht me datë 18 do të nisin stërvitjet individuale të sportistëve, ndërsa me grupin e punës së Federatës Shqiptare vijon ende puna për protokollin shëndetësor, pasi po diskutohet për disa pika në veçanti.

Sakaq Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar edhe sot për të rikthyer në normalitet aktivitetin futbollistik. Për këtë arsye në ambientet e FSHF-së janë mbajtur dy takime me secilin prej grupeve të Kategorisë së Parë, me të cilët është rënë dakord që futbolli të nisë më 7 qershor.

Në takimet me përfaqësues të klubeve të Kategorisë së Parë u diskutua edhe për protokollin shëndetësor, me klubet që ranë dakord në parim për ta zbatuar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale