TIRANË - Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se ka nxjerr në shitje nëntë avionë ushtarak të Forcave të Armatosura Shqiptare, prodhim kinez. Për shitjen e avionëve do të mbahet një ankand i cili pritet të zhvillohet ditën e hënë dhe do të nis me shifrën fillestare prej 24 milionë lekëve.
Avionët përdoreshin nga ish-shkolla e aviacionit në Vlorë dhe ish-fusha e aviacionit në Tiranë. Sipas njoftimit të nxjerrë në Agjencinë e Prokurimit Publik, Ministria e Mbrojtjes synon t’i shesë avionët për përdorim jo ushtarak, pasi nuk gjejnë përdorim të mëtejshëm në Forcat e Armatosura.
Bëhet fjalë për dy tipe avionesh, Jak 18 prodhim kinez i viti 1971 dhe avion AN-2 prodhim i vitit 1966. Avioni Jak 18, dy vendësh, përdorej në shkollën e aviacionit për njohuritë fillestare të pilotëve të rinj por dhe në aktivitete të tjera demonstruese, ndërsa avioni AN-2, me kapacitet 10 vendësh, kishte funksione të ndryshme në Forcat e Armatosura.

(aq/shqiptarja.com)