Pas 3 ditësh përfundon greva e urisë së 5 invalidëve në Elbasan! Arrihet marrëveshja me Ministrinë për paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë

ELBASAN- Pas 3 ditësh në grevë urie, është arritur marrëveshja e invalidëve me Ministrinë e Shëndetësisë për heqjen e pagesës 16 mijë lekë në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare nga CMAP epror. Ishte zv.ministrja e Shëndetësisë takoi 5 invalidët duke i premtuar se do t’i kthejnë paratë para fundit të vitit. Po ashtu u vendos që të ushtrohen kontrolle për secilin invalid të prekur nga ndryshimet e fundit. Detajet e marrëveshjes pritet të bëhen publike gjatë ditës së nesërme.  

Report TV ishte sot në ambientin ku invalidët po mbanin grevën, në Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve, nga ku i bënin thirrje kryeministrit Edi Rama që t’iu jepte zgjidhje problemit të tyre. Skëndër Sallaku tha për gazetarin Ronaldo Gjoshi se ka dy muaj që nuk e merr 16 mijë lekëshin, ndërsa tha se po priste që ta festonte Vitin e Ri si të gjithë të tjerët pranë familjarëve. Padrejtësi e quajti Sallaku, ndërsa thoshte se me heqjen e paketës higjeno-sanitare jetesa e tyre bëhej shumë e vështirë, për shkak se pjesa më e madhe e pagesës që marrin nga kempi shkon për ilaçe.

“Kam dy muaj që nuk marr lekë. Unë pres të bëja Vitin e Ri si të gjithë tjerët. Është bërë një VKM pa asnjë lloj shpjegimi, kemi qenë 700 veta me shtyllë kurrizore dhe kemi bërë grevë dhe fituam, tani ja kanë heq dhe nga 6 mijë veta mund ta përfitojnë tek 2 mijë veta. Ne atë kërkojmë, na bëhet padrejtësi, VKM që thotë që ata persona që kanë marrë statusin paraplegjik përgjithmonë nuk kanë të drejtë të dalin para komisionit. Më kanë thënë në KEMP, më thanë zotëri pusho se ta hoqa dosjen. Dua 300 mijë lekë vetëm për kushtet higjeno sanitare. Jam dhe me kredi, ato lek që më jep shteti s’më dalin as për 15 ditë me këto çmime që janë sot. 200 mijë lekë i dua bebeline, 60 mijë lekë ilaçe, 60 mijë lekë drita. Kam pas fat, kam çuar djalin që 16 vjeç në emigracion dhe kam një farë përkrahje”, tha ai për Report Tv.

Një tjetër invalid, Andrea Qosja tha se nuk i përballonte dot kostot e jetesës, ndërsa kishte për të mbajtur edhe dy fëmijë.

“Kam dy fëmijë të vegjël që i çoj në shkollë, kam nusen që më shërben. Do i lutesha Shërbimit Social dhe kryeministrit të rishikojnë punën e dosjeve, se me këto kushte që jam s’më dalin 100 mijë lekë, as për ilaçe, as për beblina”, tha Qosja.

Grevës iu bashkua edhe Fadil Meta, prindi i invalidit Ardian Meta. Ai tha se paketa higjieno-sanitare po i hiqej padrejtësisht një tetraplegjiku, ndërsa i bëri thirrje Ramës që t’iu japë një zgjidhje pasi kërkesat e tyre nuk janë politike.

Greva e invalidëve të Elbasanit vjen pasi KEMP epror iu hoqi paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë. Invalidët merrnin një pagesë prej 40 mijë lekë në muaj, por me heqjen e paketës higjieno-sanitare tashmë ata marrin 24 mijë lek në muaj. Ndarja e pagesës bëhet 12 mijë lekë në muaj për paaftësinë për të punuar, 10 mijë lekë shkojnë për shoqëruesin dhe 2 mijë lekë për pagesën e dritave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Përfundon greva e urisë, arrihet marrëveshja e invalidëve me Ministrinë e Shëndetësisë

1672055729_finalprojekt.00184602.Still004.jpg

Greva e urisë e invalidëve ka përfunduar mbrëmjen e kësaj të hëne pasi është arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk dihet ende si kanë rënë dakord pasi invalidët kërkonin që t’i kthenin pagesën prej 16 mijë lekë në muaj pjesë e paketës higjieno-sanitare. Ndërkohë kanë njoftuar se nesër në orën 09:10 do të flasin për mediat lidhur me marrëveshjen.

Zv.ministrja e Shëndetësisë takoi 5 invalidët duke i premtuar se para fundit të vitit do t’i kthejnë të gjithë paratë e refuzuara duke i thënë se janë krijuar edhe lehtësira të tjera. Ministria ka vendosur krijimin e grupeve të posacme të kontrollit mjekësor.

Në këtë mënyrë, do të ushtrohen kontrolle për secIlin invalid të prekur nga ndryshimet e fundit që janë justifikuar me ekzistencën e një VKM-je.

Ora 13:12
Greva e urisë në Elbasan, prindi i një prej invalidëve: Rama të na japë zgjidhje, ose të na pushkatojnë

Prindi i një prej invalidëve, Fadil Meta që është futur në grevë urie në Elbasan tha për Report Tv se të gjitha lekët që marrin nga kempi i çojnë për ilaçe. Ai tregon se ka një djalë të paralizuar, Ardian Meta për të cilin duhet të kujdeset i vetëm. Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i japë zgjidhje problemit të invalidëve, të cilët iu është 16 mijë lekë paketa higjeno-sanitare.

“Të na rishikohen dosjet, s’kemi mundësi ti bëjmë këto shërbime. Unë jam i vetëm. Ai është i paralizuar. Si ka mundësi që t’i heqësh një tetraplegjiku, unë i bëj lekët vetëm ilaçe, nuk po pyesim për ushqime. I lutem Ramës, nuk e kemi politike, ju lutem na ndihmoni, ose në pushkatoni, me ça do i mbajmë. Ne nuk e kemi politike, grevë ekonomike. E mbajmë djalin vetëm me ilaçe”, tha ai.

Ora 13:04
Elbasan/ Invalidët në grevë urie: Paketa higjieno-sanitare na u hoq padrejtësisht, s’i përballojmë dot kostot e jetesës

 

Një prej invalidëve që është futur në grevë urie në Elbasan, Andrea Qosja tha për Report Tv se me heqjen e paketës higjeno-sanitare nuk i përballojnë dot kushtet e jetesës. 16 mijë lekë i janë hequr, pjesë e paketës higjieno sanitare, ndërsa Qosja thotë se pjesën tjetër të kempit e çon për ilaçe. Ai thotë se e ka të pamundur të mbajë dy fëmijët, të cilët janë edhe në shkollë. Edhe ai i bën thirrje kryeministrit për t’iu dhënë një zgjidhje.

“Nuk është fort e mirë, se kushtet e vështira, nga i ftohti që ndodhemi në këtë ambient. Më kanë heq paktën higjeno sanitare. Si kam të dyja këmbët, jam aksidentuar në vitin 1991, i kam heq të dyja gjymtyrët dhe në 2017 e kam marrë statusin përgjithmonë. Tani më thërrasin në kempin epror. Më kanë çuar statusin e ke thotë, ke nevojë për përkujdesje. Kanë shkurtuar 16 mijë lekë, marr 120 mijë lekë të vjetra. Nuk jetoj dot me aq, rreth 100 mijë lekë i dua ilaçe, për tëmthin, diabetin. Kam dy fëmijë të vegjël që i çoj në shkollë, kam nusen që më shërben. Do i lutesha Shërbimit Social dhe kryeministrit të rishikojnë punën e dosjeve, se me këto kushte që jam s’më dalin 100 mijë lekë, as për ilaçe, as për beblina. Me 100 mijë lekë nuk paguaj dot asgjë”, tha Qosja për Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 27/12/2022 09:05

    Ky eshte kapitalizmi. Pronat jane mbi njeriun. Njeriu te vdesi kur ska leke,pronen ama mos e prekte askush se behet hataja. Njeriu kapitali me i cmuar eshte ideologji komuniste,flijeni mendjen.

    Përgjigju
  • Iris Papandile: 26/12/2022 22:59

    /MERI/,si e the ate fjale?! Politikanet te ulin rrogat?! Harrove Murrizin qe beri namin pse i mbajten para kur dhuruan te gjithe para?!Nuk me kujtohet nese ishte per termetin,apo Covidin,por ishte per kauze humanitare.Ja keta jane politikanet tane //te nderuar//,te paret per xhepin e tyre dhe te fundit per sakrifica.

    Përgjigju
  • Tani: 26/12/2022 22:24

    Shteti putane i Edi Rames.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/12/2022 14:06

    Kjo sjellje antihumane shteterore eshte produkt i luftes hibride qe ben KRIMI @KORRUPSIONI SHTETEROR 32-VJEÇAR per tu pasuruar e mbajtur pushtetin dhe varferuar mizorìsht popullin.

    Përgjigju
  • Meri: 26/12/2022 14:01

    Ia hoqën parat invalidëve,për t'ia dhën pensionistëve për fundviti,ia hoqën fukarenjëve,për t'ia dhën fukarenjëve të tjerë.Pse nuk ulin rrogat e veta politikanet,për të ndihmuar njerzit në nevojë?qeverrisemi nga maskarenjë:

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/12/2022 13:15

    Turp i Zotit! Me çfarë surrati do hyjë në Evropë ky palaço Shtet? TURP, dhe vetëm TURP

    Përgjigju
  • demi: 26/12/2022 12:59

    O shtet a keni turp....

    Përgjigju
    • Partia: 26/12/2022 13:18

      Shtet? Cili shtet?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja