Ministria njofton mbylljen e spitalit të Tepelenës! Mjekët peticion Ramës kundër vendimit, qytetarët kundër! 'Shëndetësia': Do e transformojmë

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur mbylljen e spitalit të Tepelenës dhe kalimin e shërbimeve në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nga 1 Janari 2024 në Tepelenë do të mbetet vetëm një qendër shëndetësore, për shkak të rënies së numrit të popullsisë. 

Qytetarët të shqetësuar thane se do të duhet të udhëtojnë drejt Gjirokastrës apo Fierit për të kryer vizitat me mjekët specialistë.

"Po si të shkoj unë në Gjirokastër me 13 mijë lekë që marr"

Mjekët e spitalit e Tepelenës kanë kundërshtuar reduktimin e shërbime nga spital në qendër shëndetësore.

Përmes një peticioni drejtuar Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë, 6 mjekët e Spitalit "Përparim Tepelena" kërkojnë të mos mbyllet spitali. Shanih Meçe mjeku qe organizoi këtë lëvizje dhe nënshkrimin e peticionit ka refuzuar të flasë për mediat me argumentin se po negociohet me Ministrinë e Shëndetësisë.

Lidhur me lajmin e Report Tv ka reguar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në njoftim theksohet se nuk ka plan për të mbyllur Spitalin e Tepelenës. Ky dikaster sqaroi se spitali do të transformohet gradualisht që t’i shërbejë më mirë nevojave të popullsisë me demografi të ndryshuar, ku është shtuar popullsia e moshuar, dhe nevojave që ka kjo popullsi, të paplotësuara deri tani, siç është kujdesi paliativ, geriartria e riaftësimi. Shtretërve të destinuar në planin e vjetër për kirurgji, obsetrike etj, do t’iu ndryshojë destinacioni për nevojat reale të qytetarëve të Tepelenës, në këtë etapë – theksoi ministria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
Spitali i Tepelenës drejt mbylljes? Ministria e Shëndetësisë: Do transformohet

1696436449_Screenshot172.jpg

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në reagim të lajmin e publikuar nga Report Tv lidhur me mbylljen e Spitalit të Tepelenës sqaron se nuk ka asnjë plan për të mbyllur Spitalin e Tepelenës. Ministria sqaron se spitali do të transformohet. 

'Plani Kombëtar Spitalor ka si qëllim organizimin e një kujdesi cilësor spitalor, kosto efektive të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore, në përputhje me sëmundshmërinë, demografinë, gjeografinë dhe nevojat e paplotësuara.

Në kuadër të këtij Plani, janë analizuar aktivitetet e spitaleve, burimet njerëzore, aparaurat dhe distancat.

Spitali i Tepelenës ka 72 shtretër dhe në vitin 2022 ka kryer gjithsej 160 shtrime, 35 EKG, 7 Echo, asnjë egzaminim roentgenografik. Koeficienti i shfrytëzimit të shtratit ka qenë rreth 3%. Gjatë vitit 2022 ka ofruar rreth 3500 vizita në urgjencë. Pra, qytetarëve të Tepelënes i është shërbyer kryesisht me sherbim 24 orësh. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizon se spitali i Tepelenes, nuk do të mbyllet, por do të transformohet gradualisht në një spital që do t’i shërbejë më mirë nevojave të popullsisë me demografi të ndryshuar, ku është shtuar popullsia e moshuar, dhe nevojave që ka kjo popullsi, të paplotësuara deri tani, siç është kujdesi paliativ, geriartria e riaftësimi. Shtretërve të destinuar në planin e vjetër për kirurgji, obsetrike etj, do t’iu ndryshojë destinacioni për nevojat reale të qytetarëve të Tepelenës, në këtë etapë të transformimeve të ndodhura në shëndetësi.

Ky transformim që do të ndodhë gradualisht, është bërë i mirë menduar dhe i konsultuar me të gjitha strukturat, përfshirë edhe strukturat vendore të Tepelenës. Është konsultuar publikisht dhe është lançuar edhe në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në mars të vitit 2023.''- thuhet në njoftim. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër