Ministria rrit çmimin
e librave shkollorë

Ministria rrit çmimin<br />e librave shkollorë
Tekstet shkollore përnxënësit e arsimit parauniversitar, për vitin shkollor 2012-2013 do të kushtojnë më shtrenjtë se ata që kanë aktualisht në dorë. Në paketën informative për altertekstin, e cila u është shpërndarë shtëpive botuese që do të marrin pjesë në garën për librat e rinj, janë të përcaktuar edhe çmimet.
Nga një krahasim I thjeshtë, me paketën e një viti më parë, vihet re se për
të njëjtat libra shkollorë, nxënësit këtë vit do të paguajnë deri në 100 lekë të reja më shumë vetëm për një titull shkollor, ndërkohë që paketa e plotë e librave për një klasë shkon nga 18-25 libra.
Ajo që të bie në sy është edhe fakti se librat këtë vit, nuk do të kenë një rritje me 10 lekë të reja, aq sa është norma e inflacionit, pasi kështu ka deklaruar vetë Ministria e Arsimit, por çmimi do të jetë shumë më i lartë. Kështu nëse libri i Gjuhës Shqipe I klasës së gjashtë, për vitin 2011 ka kushtuar 461 lekë,
këtë vit çmimi i vendosur nga MASH është 509 lekë. Nëse Matematika, po për këtë klasë, një vit më parë është blerë me 399 lekë, këtë vit çmimi i vendosur nga Ministria e Arsimit është 468 lekë të reja. Ndërkohë që sipas
rregullave të vendosur nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, nëse botuesit futen në garë me një çmim mëtë lartë se tavani që ka vendosur MASH, ata skualifikohen direkt, pa kaluar fare në komisionin e cilësisë së tekstit
të ofruar.

BOTUESIT
Por pavarësisht kësaj rritjeje, botuesit e librit shkollorë janë të pakënaqur. Sipas tyre, bëhet fjalë për tekstet nën 5 mijë kopje, sasi kjo që është e vështirë për t’u arritur, për shkak se në treg ka shumë alternativa për një titull, e cila ka një kosto shumë të lartë për ta. Dhe si të mos mjaftonte kjo, bizneset që operojnë në tregun e librit shkollor, po penalizohen shumë edhe nga TVSH-ja qëata duhet të paguajnë. Latif Ajrullahu, kryetar i shoqatës së botuesve të librit shkollor, thotë se çmimi aktual që paguhet për tekst nuk u del as për letrën, për pasojë, kjo ka nxitur edhe largimin e shumë botuesve jashtë vendit, pasi në shtete të huaja janë më të lehtësuar nga disa taksa që duhet të paguajnë në Shqipëri.
“Botuesit kanë një problem jashtëzakonisht të madh me çmimet e librave. Çmimet e librave janë të parapara në tirazhin mbi 5 mijë kopje. Me hapjen e lojës, kështu si është tani, jo të gjithë botuesit arrijnë mbi 5 mijë kopje libra, flas për tekst dhe çmimi ka rënë shumë. Nuk mbulohet letra nëpër shtypshkronja. Botuesit paguajnë TVSH, të gjitha ata që punojnë, shtypin Brenda vendit. Shumica e tyre është e detyruar të shkojë jashtë vendit vetëm se atje nuk paguan TVSH-në”, - thotë Latif Ajrullai, njëkohësisht edhe botues.

AFATET
Aktualisht shtëpitëbotuese kanë marrë programet orientuese nga ministria
e Arsimit dhe tekstet për të cilat do të futen në garë dhe me datë 2 prill duhet të dorëzojnë tekstet e përgatitura. Pas kësaj, do të ngrihen komisionet e vlerësimit, të cilat do të nisin dhe përzgjedhjen e teksteve dhe fituesit do të shpallen me datë 22 prill 2012. Më pas ata bëhen gati për botim dhe janë mësuesit ata që do të vendosin se cilët tekste alternative do të zgjedhin për të mësuar nxënësit e tyre për vitin shkollor 2012-2013.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA