TIRANE - Mos vënia në dizpozicion të prokurorisë të dy Oficerëve të Policisë Gjyqësore nga ana e Ministrisë së Brendshme, ka bërë që prej gati 1 muaj e gjysëm hetimi ndaj tre deputetëve të PS, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare të qëndrojë në vend numëro. Që në fillim të muajit Shkurt, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Brendshëm z.Bujar Nishani, ku i kërkon këtij të fundit caktimin e dy OPGJ nga ana e ministrisë, me qëllim pyetjen e tre deputetëve që dyshohen si organizatorë të demostratës së 21 janarit 2011. Mirëpo kjo kërkesë ende dhe sot nuk është marë parasysh nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme, të cilët s'kanë caktuar në këtë hetim dy oficerët e kërkuar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Nuk dihet me saktësi motivet e këtij mos reagimi, por duket se pas dy realcioneve të depozituara në prokurori, minitria e Brendshme ka hequr dorë përfundimisht nga hetimi i organizatorëve të dosjes 21 janari. Nisur nga kjo situatë dhe nuk ka pasur letërkëmbim me drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme.
HETIMI PEZULL
Për veç disa veprimeve hetimore si marja e tabulateve telefonike si dhe pyetja e disa demostruesve në periudhën e arrestimit të tyre nga policia, aktualisht në dosje nuk është kryer veprim tjetër. Hetimet ndaj deputetëve Tom Doshi, Besnik Bare dhe Taulant Balla, janë duke qëndruar pezull për shkak se dhe ministria e Brendshme nuk i është përgjigjur deri tani pozitivisht kërkesës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme. "Pjesëmarja e oficerëve të policisë është e nevojshme pasi kjo çështje është rregjistruar me informacionet e referuara në prokurori nga vetë policia. Ne kërkojmë që ministria nëpërmjet dy oficerëve të asistojë së bashku me prokurorinë, në pyetjen e tre deputetëve të dyshuar si organizatorë të dhunës së 21 janarit, me qëllim që dhe vendimi përfundimtar rreth kësaj çështje të mos komentohet nga palët, por dhe jo vetëm"- thanë burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ato shtuan se asistenca e oficerëve në këtë vendim do të jetë kryesisht në marjen në pyetje të tre deputetëve të PS si dhe pyetjen e dhjetëra personave, të cilët kanë përmendur emrat e tyre gjatë komunikimeve telefonike. Sipas prokurirsë nga verifikimi i tabulateve disa protestues kanë pasur komunikime me tre deputetët para dhe pas demostratës së 21 janarit, madje dhe në mesnatën e kësaj dite. "Nisur nga këto konstatime është e nevojshme që të pyeten personat që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, dhe ne për këtë kërkojnë praninë e dy oficerëve të policisë në hetimin e kësaj çështje"- sqaruan burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
OFICERËT E PROKURORISË
Në rast se Ministria e Brendshme do vashdojë të mos i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, për vënien në dispozicion të dy oficerevë, atëherë zgjidhja për prokurorinë do jetë kuadrimi në këtë process të oficerëve të prokurorisë së Tiranës. Sipas burimeve, kryeprokurorja Ina Rama mund të komandojë një ose dy oficerë nga prokuroria e kryeqytetit, me qëllim marjen në pyetje të tre deputetëve dhe dhjetëra personave të tjerë që konsiderohen si demostruesit e 21 janarit. "Momentalisht ne jemi në pritje të një reagimi nga ana e ministrisë së Brendshme, dhe në rast se nuk do marim një përgjigje, atëherë do vijojmë hetimet me oficerët e prokurorisë"- thanë burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com