Ministria u merr 16 mijë lekë në muaj, invalidët në Elbasan do u rikthehen grevës të urisë: S’mbijetojmë dot! Punonjësit socialë u tallën me ne

ELBASAN- Premtime të pa mbajtura dhe “talljet” burokratike, kanë qenë arsyet që i kanë detyruar invalidët e qytetit të Elbasanit t’u rikthehen ditën e nesërme grevave të urisë. Të pambështetur nga institucionet, këta qytetarë shprehen se u janë shkelur të drejtat e tyre dhe se greva e urisë është e vetmja “armë” për t'i mbrojtur ato, pasi janë në përputhje të plotë me ligjin.

Në prononcim për mediat, invalidët e qytetit të Elbasanit ashtu sikurse edhe më herët thonë se CMAP epror u ka hequr padrejtësisht pagesën prej 16 mijë lek në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare. Kështu nga 40 mijë lek në muaj që merrte një person me aftësi të kufizuara tani merr 24 mijë lek në muaj. Një qytetar rrëfeu se sipas udhëzimeve, u paraqitën ditën e hënë në Kempin Epror, por në vend të zgjidhjes, morën tallje dhe mospërfillje. Ai shprehet se punonjësit e shërbimit social kanë shkelur ligjin për burokracitë e tyre.

“Po i rikthehemi grevave të urisë, pasi pas një premtimi që na u bë nga drejtoresha e shërbimit social ne na thanë që do një rrugëzgjidhje.

Por atë ditë faktikisht ne e ndërpremë grevën pa afat sepse u bë një lojë me ne. Ne na merr një punonjëse e bashkisë ditën e hënë dhëna thotë që ju duhet të paraqiteni te Kempi Epror. Ne, si njerëz që ishim me halle e probleme shkuam në orën 12:00, ata zotërinjtë u tallën me ne i pritëm një orë e gjysmë për të marrë kempin e pavarur.  Punonjësit e shërbimit social nuk na njihnin vetëm një të TaskForcësqë i lashë disa shënime. Ata kanë shkelur ligjin dhe nuk pritën që unë të sillja vërtetimin tim të rezonancës, kanë dhënë dënimin më para për burokracitë e tyre. Unë që hyj në grevë urie jam totalisht me ligjin.”- tha njëri prej tyre.

E vështirë ka qenë për babanë e një 33-vjeçari të paralizuar të përballojë shpenzimet e familjes. Në pamundësi për t’ia dalë mbanë me shpenzimet mujore dhe të shpëtojë nga zia e bukës, babai kërkon zgjidhjen në media të përcjellin rastin, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. I ati shpjegon se djalit të tij i është ndërprerë kempi në muajin nëntor dhe se e ka të pamundur t’i dalë për zot. Të gjithë forcën e tij qytetari e mbështet te greva e urisë për të drejtat e tij.

“Hyjmë në grevë për të drejtat tona, kam një djalë tetrapelgjik i paralizuar 33 vjeç. Tani i ndërpresin kempi në muajin nëntor. Atë djalë është gjynah ta lësh në rrugë. Pse t’ja ndërpresin për çfarë arsye? I drejtohem televizioneve të shikojnë diçka. Do hyj në grevë për të drejtat e mia. Me çfarë do ushqehem? Ik shikojeni djalin si është. Mua më vjen keq që bëhet kjo punë.

Ndërsa për një tjetër qytetar, me pagesën e marrë nga shteti është e pamundur të mbijetohet. Ai nënvizon se do dalin ditën e nesërme në grevë urie për të drejtat e tyre.

“Nuk kemi marrë ende përgjigje nga institucionet. Me atë lloj pagese që tallet shteti nuk jetojmë dot.”- tha ai.

Grupi i invalidëve në Elbasan, para dhe tetralegjik protestuan të mërkurën pranë zyrave e shoqatës. Ata thanë CMAP epror u ka hequr padrejtësisht pagesën prej 16 mijë lek në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare.

Kështu nga 40 mijë lek në muaj që merrte një person me aftësi të kufizuara tani merr 24 mijë lek në muaj.  Me lot në sy, pjesëtarë të shoqatës dhe familjarë të tyre shprehen se me këtë shumë nuk ia dalin të jetojnë.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital