Ministrisë së Shëndetësisë i shtohet me 2 mld lekë buxhet për përkujdesjen sociale! Rialokohen fondet e këtij viti për 16 institucione

Ministrisë së Shëndetësisë i shtohet me 2 mld lekë buxhet për përkujdesjen sociale! Rialokohen fondet e këtij viti për 16 institucione

Teksa pritet që buxheti i shtetit për këtë vit të rishikohet përsëri për të reflektuar të gjitha humbjet nga pandemia COVID-19, Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Financave ka bërë disa rialokime fondesh mes institucioneve.  Është shtuar me 16 milionë euro buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, në zërin e përkujdesjes sociale, për ndihmën ekonomike, apo edhe bonusin e lindjeve

“Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e vitit 2020, në programin “Përkujdesja sociale”, në artikullin 606, i shtohet fondi prej 2 miliardë lekësh”, thuhet në vendimin e ministrave.

Buxheti i këtij institucioni pas aktit normativ të tretë në muajin korrik arriti në 65.3 miliardë lekë.

Ndërkohë për vitin 2021 buxheti i ministrisë së Shëndetësisë arrin në rreth 70 miliardë lekë, ku në të përfshihet rritja e pagave për bluzat e bardha, rimbursimi i medikamenteve që përdoren për kurimin e COVID-19 në kushte shtëpie, blerjen e vaksinës anti-COVID, si dhe për menaxhimin e emergjencës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit