TIRANE - Do ju dorëzohet në dorë apo jo dosja e punës, apo do ketë ndonjë shtrëngim duarsh mes ministrave paraardhës dhe pasardhësh kjo do mbetet një pikëpyetje që do të marrë përgjigje ditën që do të shkojë qeveria “Rama: në ministritë respektive. Ministrat e Berishës ende nuk e dinë se çfarë protokolli do të kenë për këtë pjesë. Të kontakuar nga “Shqiptarja.com” shumë ministra ende nuk po i japin përgjigje kësaj pyetje.
Burime nga ministria e Kulturës kanë pohuar se ende nuk dihet se si do të bëhet dorëzimi i punës, madje ata pohojnë se edhe kur janë ndëruar ministrat brenda ‘llojit’ nuk ka pasur asnjë ceremoni për dorëzimin e postit. Ndërsa nga Ministria e Mjedisit burime na thanë se ministri Fatmir Mediu ka pasur kontakte me Lefter Kokën (pasardhësin) por ende nuk është vendosur për ndonjë takim të veçantë, ku ministri i ‘vjetër’ t`i urojë punë të mbarë ministrit të ri.
Ministri i Brendshëm Flamur Noka, sipas burimeve, mund që edhe të mos bëjë ceremoni, pasi përplasjet e tij me Saimir Tahirin kanë qenë të përhershme. Nga “Shqiptarja.com” është kontaktuar edhe ministri i Shëndetësisë Halim Kosova, i cili preferoi të heshte, duke mos kthyer asnjë përgjigje. Megjithatë edhe për këtë vendim minsitrat presin një urdhër nga Berisha. Nga deklarata e fundit e kryeministrit Berisha, duket se dosjet do të dorëzohen në drejtoritë përkatëse, duke bërë të mundur edhe shmangien e një shtrëngimi të duarve.
“Kërkoj që pasardhësve tuaj t’u lini në tavolinë listën e të gjitha projekteve në vazhdim. Mos harroni se në këtë karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë as dosjet dhe thonë pastaj nuk gjetëm dosje, prandaj ju do merrni një kopje me vete të dosjes dhe një tjetër do ta lini në drejtorinë përkatëse. Por, kjo do bëhet ne kemi detyre ndaj qytetarëve. Ata i kanë votuar dhe ne i respektojmë. Po të duan t’u venë vizë, kryq çfarë të duan por kjo është puna jonë”, tha Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com