Ministritë pakt për zbulimin e
mashtrimeve me fondet e BE 

Me anë të një marrëveshjeje, ministri dhe institucione shtetërore formojnë rrjetin e raportimit të shërbimit AFCOS, për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian. Bëhet me dije se ky institucion do të kontrollojë hap pas hapi financimet e BE-së në Shqipëri, për t’u siguruar që fondet shkojnë aty ku janë përcaktuar. Kjo nismë vjen për të goditur korrupsionin që bëhet me shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian. “Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Prokuroria e Përgjithshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Banka e Shqipërisë, ILDKPKI-së, Shërbimi Informativ i Shtetit, Departamenti i Administratës Publike, APP, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Evropian, DPT, DPD, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit lidhur me mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian.

Institucionet e mësipërme formojnë rrjetin e raportimit të shërbimit AFCOS, shërbimi i koordinimit të antimashtrimit të fondeve të BE-së. Marrëveshjet e bashkëpunimit, rregullojnë kushtet, të drejtat, detyrimet dhe format e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet institucioneve, si dhe lehtësojnë kryerjen e misionit në mbrojtje të interesave financiare të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Ministrisë së Financave. “AFCOS koordinon, brenda vendit, të gjitha detyrimet ligjore, administrative, operative dhe aktivitetet që lidhen me mbrojtjen e interesave financiarë të BE-së dhe shërben si pikë kontakti me OLAF (Zyra Europiane Kundër Mashtrimit)”, thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.



 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja